Pyetje të Shpeshta

Gjej përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth Distro

Regjistrimi dhe Llogaria

Për t'u regjistruar në Distro, klikoni në butonin "Regjistrohu Falas" në faqen kryesore. Plotësoni formularin me informacionet e biznesit tuaj dhe klikoni "Regjistrohu". Do të merrni një email konfirmimi për të aktivizuar llogarinë tuaj.

Gjatë regjistrimit, ju duhet të jepni: emrin e biznesit, emailin e biznesit, dhe fjalëkalimin. Të gjitha këto informacione janë të nevojshme për verifikimin e llogarisë dhe për komunikim të sigurt.
Pastaj pas ridirektimit në ballinë, do të ju kërkohet të plotësoni informacionet shtesë të profilit tuaj.

ID unike është një numër identifikues që i jepet çdo përdoruesi pas regjistrimit. Për të lidhur një market me distributorin e tij, distribitori duhet të regjistrojë marketin duke përdorur ID-në unike të marketit. Kjo siguron që vetëm palët e autorizuara mund të lidhen dhe të shohin informacionet e njëra-tjetrës. ID-në tuaj unike e gjeni në Ballinë.

Për të ndryshuar të dhënat e profilit, hyni në panelin tuaj dhe klikoni në "Cilësimet" ose "Profili". Aty mund të përditësoni informacionet e biznesit, numrin e telefonit, emailin dhe të dhëna të tjera. Ndryshimet ruhen automatikisht pas konfirmimit.

Nëse harroni fjalëkalimin, klikoni në "Ke harruar fjalëkalimin?" në faqen e hyrjes. Futni emailin tuaj të regjistruar dhe do të merrni një link për rivendosjen e fjalëkalimit. Ndiqni udhëzimet në email për të vendosur një fjalëkalim të ri. Nëse nuk merrni emailin, kontrolloni dosjen "Spam" ose kontaktoni mbështetjen tonë.

Menaxhimi i Lidhjeve

Për t'u lidhur me një distributor ose market, distribitori duhet të regjistrojë marketin duke përdorur ID-në unike të marketit. Pas regjistrimit, lidhja aktivizohet dhe të dy palët mund të fillojnë të bashkëpunojnë në platformë.

Jo, ju mund të shihni vetëm produktet dhe informacionet e distributorëve/marketeve me të cilët jeni të lidhur. Sistemi i Distro siguron që çdo përdorues të ketë qasje vetëm tek të dhënat e partnerëve të tij të autorizuar, duke mbrojtur privatësinë e secilit biznes.

ID unike është një numër sigurie që siguron që vetëm palët e autorizuara mund të lidhen. Kur një distributor dëshiron të shtojë një market, ai duhet të fusë ID-në unike të marketit. Sistemi verifikon ID-në dhe krijon një lidhje të sigurt midis dy palëve. Kjo parandalon lidhjet e paautorizuara dhe mbron të dhënat e biznesit.

Krijimi dhe Menaxhimi i Porosive

Për të krijuar një porosi të re, hyni në panelin tuaj dhe klikoni në "+ Krijo Porosi". Zgjidhni distributorin nga lista e distributorëve tuaj të lidhur, shtoni produktet që dëshironi të porosisni duke specifikuar sasitë, shqyrtoni totalin dhe klikoni "Dërgo Porosinë". Distributori do të marrë një njoftim menjëherë.

Për të monitoruar statusin e porosisë, shkoni në seksionin "Porositë e Mia" në panelin tuaj. Aty do të shihni të gjitha porositë me statusin e tyre aktual: "Në pritje", "Në përpunim", "Në transport", "Dorëzuar", ose "Anuluar". Mund të klikoni në çdo porosi për të parë detaje të plota dhe historikun e ndryshimeve.

Procesimi manual: Distribitori përpunon porosinë pa përdorur modulin e logjistikës. Ai thjesht ndryshon statusin e porosisë manualisht (p.sh., "Në përpunim" → "Dorëzuar").

Procesimi me logjistikë: Distribitori përdor modulin e logjistikës ku punëtorët e depos dhe transportuesit bëjnë update për çdo porosi që kalon duke skenuar QR kodin. Kjo ofron gjurmim të detajuar dhe automatizim më të madh.

Punëtorët e distributorit (Depoistët dhe transportuesit) duke skenuar QR kodin në fletëporosi bëjnë përditësimin e statusit. Depoisti bën "check-in" për të konfirmuar përgatitjen e porosisë dhe porosia kalon te transportuesi. Transportuesi bën check-in kur e merr porosinë dhe check-out kur e dorëzon te klienti. Çdo veprim regjistrohet dhe ndryshon statusin e porosisë automatikisht.

Nëse ka gabim gjatë përpunimit të porosisë, ju lutemi kontaktoni menjëherë distributorin tuaj ose mbështetjen teknike të Distro. Çdo gabim duhet të raportohet sa më shpejt që të korrigjohet. Sistemi lejon edhe anulimin dhe korrigjimin e porosive përpara se të përfundojnë, sipas politikave të distributorit.

Pagesat dhe Abonimet

Distro ofrohet Falas për të gjithë Marketët. Distributoret mund të zgjedhin mes planeve Mujore apo Vjetore të abonimit

Pagesat bëhen përmes faturave që dërgohen në emailin tuaj në fillim të çdo periudhe faturimi (mujore ose vjetore). Mund të paguani përmes transfertës bankare ose metodave të tjera të pagesës që ofrojmë. Abonimi rinovohet automatikisht në fund të periudhës, por do të merrni një njoftim 7 ditë përpara rinovimit.

Nëse ka vonesë në pagesa, do të merrni një njoftim me email dhe në platformë. Keni një periudhë grace prej 30 ditësh për të kryer pagesën pa ndërprerje të shërbimit. Pas kësaj periudhe, aksesi në disa veçori mund të kufizohet deri sa pagesa të kryhet. Nëse vonesa vazhdon më shumë se 40 ditë, llogaria mund të pezullohet përkohësisht. Të dhënat tuaja nuk fshihen dhe mund të riaktivizoni llogarinë pas pagesës.

Po! Ofrojmë një periudhë provuese falas 14-ditore për të gjithë Distributorët e rinj. Gjatë kësaj periudhe, keni qasje të plotë në të gjitha veçoritë e platformës. Gjithashtu, mund të kërkoni një demo të personalizuar duke na kontaktuar në info@distro-ks.com ose përmes faqes së kontaktit.

Siguria dhe Privatësia

Të dhënat tuaja ruhen në servera të sigurt me enkriptim të avancuar (SSL/TLS). Përdorim protokolle sigurie standarde ndërkombëtare dhe kryejmë backup automatik çdo ditë. Aksesi në të dhëna është i kufizuar dhe i monitoruar. Të gjitha aktivitetet regjistrohen për auditim. Gjithashtu, zbatojmë masa për mbrojtje nga sulmet kibernetike dhe aksesuara të paautorizuara.

Vetëm ju dhe palët me të cilat jeni të lidhur (marketit dhe distributorët tuaj) kanë qasje në informacionet e porosive. Stafi i Distro ka qasje të kufizuar vetëm për qëllime mbështetjeje teknike dhe vetëm me pëlqimin tuaj. Nuk ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta për qëllime komerciale. Çdo përdorues ka kontroll të plotë mbi të dhënat e tij përmes panelit të privatësisë.

Po, keni të drejtën të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja sipas Politikës së Privatësisë dhe ligjeve të aplikueshme. Për ta bërë këtë, dërgoni një kërkesë përmes email-it privacy@distro-ks.com.

Sistemi i Distro përdor një model sigurie të bazuar në role dhe autorizime. Çdo përdorues ka qasje vetëm tek të dhënat e partnerëve të tij të lidhur përmes ID-ve unike. Nuk ka mënyrë që një market të shohë informacione për marketet e tjera të një distribatori, dhe anasjelltas. Të gjitha kërkimet dhe aksesuara janë të filtruara dhe të kufizuara në nivel databaze për të garantuar izolim të plotë të të dhënave.

Problemet Teknike

Nëse hasni në probleme teknike me porositë ose çdo aspekt tjetër të platformës, fillimisht provoni të rifreskoni faqen (F5) ose të dilni dhe të hyni përsëri. Nëse problemi vazhdon, kontrolloni lidhjen tuaj me internet. Nëse asgjë nuk funksionon, kontaktoni menjëherë mbështetjen teknike përmes email-it support@distro-ks.com. Jepni sa më shumë detaje për problemin (screenshot-e ndihmojnë shumë).

Mund të kontaktoni mbështetjen teknike përmes:

Ekipi ynë i mbështetjes është i disponueshëm:
  • E Hënë - E Premte: 08:00 - 20:00
  • E Shtunë: 09:00 - 15:00
  • E Diel: Mbyllur (vetëm emergjenca)
Për probleme urgjente jashtë orarit, mund të dërgoni email dhe do të merrni përgjigje në orarin e parë të punës. Për klientët me plan Enterprise, ofrojmë mbështetje 24/7.

Nuk gjetët përgjigjen që kërkonit?

Ekipi ynë është këtu për t'ju ndihmuar me çdo pyetje ose shqetësim që mund të keni.

Kontaktoni Ne Dërgo Email